Huliganët sulmojnë zyrat e Federatës së Hendbollit në Beograd

Hendboll 23 Mars 2018 23:50

Anulimi i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U20 të hendbollit për femra  ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Përpos reagimit të vet presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në hyrje të objektit të Federatës së Hendbollit në Serbi janë shfaqur mbishkrime. Por nuk dihet se kush i ka bërë këto mbishkrime.

Mediat në Serbi raportojnë se huliganët kanë sulmuar zyrat e Federatës dhe kanë lënë shënime të tilla si “Pa himn nuk ka party” dhe kane vizatuar në mënyrë amatore shqiponjen në flamurin kombëtar.

Anulimi i ndeshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur me vendim të Qeverisë serbe pas gjendjes së tensionuar që u krijua para ndeshjes./Insporti.com