Hulumtim: Kaq para do të arkëtojë fituesi i Europa League

Futboll 16 Maj 2018 14:18

Ngjarja më e madhe sportive sot do të jetë finalja e Europa League, ndërmjet Marseille dhe Atletico Madridit. Kjo event sportiv do të organizohe në Parc Olympique Lyonnais në qytetin e Lyonit në Francë.

Europa League në krahasim me Champions League ka arkë shumë më të vogël të shpërndarjes së parave nga totali i 399 milionë euro për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, raporton Insporti.

Pasi sot është ngjarja kryesore e kësaj gare, finalje, atëhere do të zbulojmë sa para do të fitojnë finalistët e Europa League.

Ekipet që kanë arritur të kalojnë në raudin e 16-të më të mirëve, kanë fituar 750 mijë euro vetëm për paraqitje.

Pjesëmarrja në çerekfinale vlen 1 milionë euro, ndërsa gjysmëfinalja u mundëson ekipeve të gjenerojnë 1 milionë 600 mijë euro.

Finalistët Marseille – Atletico Madrid për pjesëmarrje në pikën kulminante të Europa League, Insporti a zbuluar se ekipet do të përfitojnë 3 milonë e 500 mijë euro për klub. Fituesi i Europa League do të arkëtoj edhe 3 milionë euro pasi që të shpallet kampion i Evropës në këtë garë. /Insporti.com

Finalja fillon nga ora 20:45.