Icardi drejt kësaj skuadre të madhe

Futboll 14 Shtator 2018 17:26

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për mediet evropiane, pasi ende nuk është vendosur zyrtarisht për të ardhmen e tij.

Manchester United dëshiron të bëjë ndryshimin e madh duke nxjerrë në shitje Lukakun për të afruar në skuadër Icardin.

Mourinho dëshiron të përforcojë forcën e tij sulmuese dhe Manchester United dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit.

Manchester United do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit, e parashikuar në kontratë, prej 110 milionë eurosh, për ta marrë në “Old Trafford” sulmuesin “albiceleste”.

Nëse kryhet ky transferim atëherë Icardi do të thyejë rekordin, pasi do të bëhet lëvizja më e shtrenjtë në Serie A.

Icardi u kthye në ekipin kombëtar argjentinas nga trajneri i përkohshëm, Scaloni, ndërkohë që Sampaoli vendosi të mos e thërrasë atë për Kupën e Botës në Rusi, duke marrë lojtarë si Aguero dhe Higuaín.

Icardi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do ta përmirësonte shumë sulmin e Jose Mourinhos.

Kapiteni 25-vjeçar i zikaltërve sezonin e kaluar shënoi 29 gola në 34 ndeshje të Seria A.