Inter-Modric, dita e së vërtetës (FOTO)

Futboll 10 Gusht 2018 10:55

Inter-Modric, është dita e së vërtetës. Pas presionit të gjatë, sot do të ketë një takim mes mesfushorit të nënkampionëve të botës, Kroacisë dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Një takim që duhet të hapë një situatë të ndërlikuar, midis vullnetit të kroatit për t’u larguar nga Madridi për një aventurë të re, dhe vullnetit të Realit për të mos lënë të ikë edhe Luka, pas lamtumirës së Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo e Mateo Kovacic.

Në ditët e fundit mesfushori kroat ka trajnuar në qendrën stërvitore në Valdebebas për të mos i prishur raportet me Realin: një sjellje ultra-profesional nga ana e lojtarit.

 

“Sky Sport” tregon atë që mund të ndodhë sot.

1- Real shpreson se Modric mund të marrë një hap prapa dhe të pranojë rinovimin e kontratës…

2- Real po përpiqet të gjejë zëvendësues para transferimit të mundshëm të kroatit te Interi. Lopetegui me të vërtetë i pëlqen Sergej Milinkoviç-Saviç i Lazos, kurse po shikohet mundësia e transferimit edhe të Thiago Alcantara, pas largimit të Kovacic.

Sido që të jetë, telenovela “Modric” pritet të zgjidhet gjatë ditës së sotme.

Luka është pjesë e Realit që nga viti 2012. Ai ka bërë 257 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar edhe 13 gola.

Luka ka fituar 14 trofe me Madridin, vecuar katër Champions League – tre herë me radhë. /Insporti.com/