Ja sa do të jetë Anthony Joshua më i pasur

Boks 01 Prill 2018 00:14

Meçi që sapo ka përfunduar midis Anthony Joshua dhe Joseph Parker, arsyetoi epitetin e një prej ngjarjeve sportive kryesore të 2018. Miliona shikues u kënaqën me 12 raunde boks kulmor, kurse të dy boksierët janë më të pasur për disa milionë.

Shifra përfundimtare e fundit të shpërblimeve do të dihet pas numërimit të mjeteve të fituara nga shitja abonimeve televizive për meç, por besohet se do të arrijë diku rreth 20 milion funte.

Formula e përdorur për të ndarë fitimet midis boksierëve ishte 67:33 në favor të Joshuas. Kjo do të thotë se Joshua pas këtij meçi do të merr gati 13 milion funte, kurse rreth 7 milion Euro do të jenë fitimet e Parkerit.

Joshua do të fitojë edhe së paku dy milionë dollarë nga sponsorët e tij personal, mirëpo, meqë kjo është shuma më e madhe që Parker do të fitojë në karrierën e tij deri më tani, ai nuk mund të ankohet. /Insporti.com