Jose Mourinho ka gjetur opsionin e duhur për mbrojtje

Futboll 17 Maj 2018 13:46

Në sulm të plotë është Jose Mourinho dhe Manchester United, teksa po përmenden disa transferime të mëdha që do të ndodhin gjatë verës te skuadra angleze.

I gjithë ky investim që pritet të ndodh, vjen si pasoj e shpalljes kampion të Manchester City me 19 pikë dallim me “Djajtë e Kuq”, që përfunduan në pozitën e dytë në Premier League.

Frika që Pep Guardiola me grupin e lojtarëve dhe lojën që ka krijuar, mund të shkaktoj një tjetër kampionat të dominuar nga ta, ka hedhur në sulm Man.United gjithandej për të siguruar lojtarë të nivelit të lartë, e ndër ta është edhe qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci, me të cilin sipas “Calciomercato”, trajneri Jose Mourinho veçse ka kontaktuar për një kalim të tij gjatë verës në “Old Trafford”.

Sipas po të njëjtit burim, Milan është shprehur se janë të gatshëm të diskutojnë për çfarëdo oferte që shkon mbi 35 milionë funte, për reprezentuesin e Italisë.

Jose Mourinho është në kërkim të një partneri në mbrojtje, që i përshtatet stilit të lojës të Eric Bailly, për të formuar një dyshe të pakalueshme. /Insporti.com