A ka shpjegim për këtë foto?

Basketboll 02 Qershor 2018 14:57

Fotot e çuditshme nga sporti zakonisht shumë shpejt bëhen shumë të famshme në media. Një e tillë është shkrepur para disa ditësh në Prishtinë, në një turne të basketbollit 3×3 dhe nuk e ka lënë indiferent aski që e ka parë foton.

Në të shihet ish basketbollisti shumë vjeçar dhe më pas edhe trajneri i Prishtinës, Fikret Shatri, icili pozon me rrjetën me zinxhirë të koshit, pas përfundimit të turneut.

Në basketboll është traditë që ekipi fitues i turneut të presë rrjetën e koshit të sallës ku është shpallë kampion, diçka që në Evropë është bartë nga turnetë amerikane të kolegjeve.

Mirëpo, në këtë turne duke se dizajni i trofeut dedikuar fituesit ka qenë i tillë që të duket si rrjetë me zinxhir, si e koshave të shkollës së moçme dhe Shatri nuk ka hezituar që të pozojë me trofeun pasi me meritë ai dhe ekipi i tij u shpallën kampionë.

Përndryshe Shatri, tashmë punon me të rinjtë e KB Istogut dhe përveç basketbollit rregullisht merretm me atletikë e bjeshkatari dhe ëhstë një prej njerëzve më fit në vend.