Kampionët e Lindjes

Basketboll 28 Maj 2018 12:48

Plejofi i Konferencës Lindore në NBA përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme në letër – takimin e shtatë dhe vendimtar ndërmjet Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Pas gjashtë takimeve ku secili ekip fitoi nga tri herë si vendës – dueli definitiv midis ekipit më të mirë në konferencë dhe lojtarit më të mirë në botë, duhej të vendosej në Boston, në ndeshjen e shtatë, ku dikush do të merrte lavdinë dhe plasmanin në finale, e dikush skepsën për sezonin e përfunduar në pikën më të ndjeshme.

Dhe sezoni përfundoi me fitore të Clevelandit, ose thënë më mirë me fitore të LeBron Jamesit, i cili për herë të tetë me radhë dhe për herë të nëntë në karrierën e tij, do të luajë në finale të ligës NBA.
Takimi përfundoi me rezultat 79:87 dhe fitorja e Clevelandit u arrit pikërisht në saje të lojës së mirë në çerekun e katërt dhe rënien e madhe që e pati Bostoni në sulm në këtë periudhë.

Përndryshe ekipi vendës dy herë gjatë ndeshjes kishte epërsi që shkoi në 9 ose 10 pikë, por nuk kishte potencial në sulm që të mbajë ritmin e lojës e të shënimeve dhe kjo i kushtoi në fund me eliminim nga plejofi.

LeBron ishyte përgjegjës për një të tretën e shënimeve të ekipit të tij duke realizuar në këtë ndeshje finale të shtatë në Lindje, 35 pikë, 15 kërcime dhe 9 asiste.

Mirë u paraqitën edhe Green (19 pikë), Smith (12 pikë) e Thompson (10), ndërsa për Boston nuk mjaftuan 24 pikët e Tatum për të evituar këtë humbje.

Në fund duhet thënë se për Vostoniun ky plejof ka qenë shfaqje edhe përtej maksimumit të mundëisve të tyre meqë kanë pasur probleme me lëndime të Kyrie Irvingut, kurse Hayward ishte lënduar në ndeshjen e parë të sezonit dhe asnjëherë nuk i ndihmoi ekipit të itj sivjet.

Mirpëo, kjo shfaqje ishte edhe një dëshmi se Brad Stevens me trë drjetë cilësohet nga shumë kush si trajneri më i mirë në botë dhe se loja ekipore mund të bëjë çudira.

Mirëpo, për të ndalë LeBronin nuk duhet çudirat, por mrekullitë, e mrekullitë nuk ngjajnë.