Kampioni i Kosovës nuk ka para për Champions League

Basketboll 28 Maj 2018 15:19

Kampioni i Kosovës në basketboll, ekipi i Bashkimit me të fituar titullin, e ka fituar edhe të drejtën për të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Kampionëve në basketboll, garën më të madhe për klube që e organizon FIBA.

Mirëpo, ky klub sipas të gjitha gjasave as që do të provojë të kualifikohet në këtë garë, në mungesë të mjeteve materiale.

Shaqir Totaj, Kryetar i Bashkimit, duke folur për RTV 21 kaë pohuar se “ne kemi plane për sezonin e ardshëm por planet tona i bazojmë në mundësi, e jo në dëshira. Liga e Kampionëve për ne, për momentin është nivel i paarritshëm. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përbërjen e ekipit, por edhe sallën dhe mundësitë tjera të klubit. Deri më tani kemi pasur shumë sinjale të mira nga Komuna dhe nëse do të kemi përkrahje atëherë mund të synojmë pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup. Kjo është një garë ku mendoj se mund të garojmë denjësisht”.

Sa i përket ligës ballkanike BIBL, Totaj ka pohuar se “aty od të garojmë gjithsesi dhe nëse gjithçka shkon si duhet, do të tentojmë të marrim edhe organizimin e Final 4 në Prizren. Ne jemi nënkampionë të asaj gare dhe deri më tani, ajo ka qenë garë e përshtatshme për ne”, ka përfunduar Totaj.