Kaq milionë euro përfitojnë skuadrat e mëdha evropiane

Futboll 12 Tetor 2018 18:43

Një nga burimet kryesore të financimit të klubeve sportive ka të bëjë me marketingun dhe sponsorizimet. Çdo vit ekipet e futbollit firmosin kontrata të ndryshme me kompani elitare nga të cilat përfitojnë shumë të ardhura në arkat dhe bilancet e tyre. Një raport i hollësishëm për vitin 2018 mbi të ardhurat e sponsorëve nga CSM Sport & Entertainment ka parë të dhënat e klubeve të ndryshme të pesë ligave më të mëdha evropiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1), të cilat po fitojnë shuma marramendëse nga marrëveshjet e tyre.

Renditja:
Manchester United – 269 milionë euro
Barcelona – 261 milionë euro
Bayern Munich – 180 milionë euro
Real Madrid – 178 milionë euro
Chelsea – 154 milionë euro
Manchester City – 149 milionë euro
Liverpool – 117 milionë euro
PSG  – 112 milionë euro
Juventus – 101 milionë euro
Borussia Dortmund – 80 milionë euro