Kastrati në garë për titull në Slloveni, bën edhe ngulitjen e vitit

Kombëtarja 28 Maj 2018 16:42

Erjon Kastrati ka bërë një ngulitje në çerekun e fundit të ndeshjes së tretë finale të plejofit të ligës së Sllovenisë, që ka pushtuar mediat sllovene dhe rrjetet sociale.

Olimpija e kishte humbur këtë ndeshje, por ka fituar në takimin e radhës si vendës dhe tashmë rezultati në seri është i barabartë 2:2.

Takimi final i kësaj serie zhvillohet nesër në ora 18:00 dhe ekipi i Kastratit Olimpija do të ketë përparësinë e terrenit vendës për shkak të bilancit më të mirë gjatë sezonit të rregullt.

Përndryshe para transferimit në Olimpija, basketbollisti i kombëtares së Kosovës për vite me radhë ka qenë pjesë e Krkas nga Novo Mesto.

A post shared by Erjon Kastrati (@erjonkastrati) on