Këtu do të luajë Robben në edicionin e ardhshëm

Futboll 17 Maj 2018 19:42

Anësori holandez, Arjen Robben ka kaluar një periudhë të shkëlqyeshme te Bayern Munich. Kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti, por zyrtarët e skuadrës gjermane kanë vendosur që ajo të vazhdohet edhe për një vit. Kohë më parë njëjtë u veprua edhe me francezin Franck Ribery.

Robben u bë pjesë e Bayern Munchen në verën e vitit 2009, pas një eksperience jo shumë të këndshme në Madrid me Realin dhe si pjesë e skuadrës bavareze arriti të fitojë 7 herë titullin në Gjermani, 4 Kupa të Gjermanisë dhe Champions League në vitin 2013, finale në të cilën shënoi edhe golin vendimtar në “Wembley” kundër gjermanëve të Borussia Dortmund.

Robben e nisi karrierën me Groningen, për të shpërthyer më pas në radhët e PSV për dy sezone. Me ardhjen e portugezit Mourinho në vitin 2004 te Chelsea, ai u bë pjesë e londinezëve për 3 sezone, edhe pse me shumë dëmtime. Në 2007 u transferua te Real Madrid, por edhe aty nuk pati shkëlqim, deri sa në vitin 2009 vendosi transferimin në Mynih. Nga viti 2003 deri në 2017 ai ka qenë pjesë edhe kombëtares së Holandës, ku në 96 ndeshje shënoi 37 gola.