“Khabib-McGregor, eventi më i madh i historisë së UFC-së”

Boks 04 Gusht 2018 10:52

Për presidentin e UFC-së, Dana White, sfida mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, që do të zhvillohet më 6 tetor, në eventin e UFC-229, mbetet dueli më i madh i historisë së arteve marciale mikse.

Në kafaz do të jenë dy prej ikonave të këtij sporti, me Nurmagomedov që do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë ndaj McGregor, ish-kampion i kësaj peshe.

Në të vërtetë nuk ishte e vështirë për ta organizuar këtë sfidë, pasi të dy sportistët e dëshirojnë këtë përballje. Të gjithë e njohim McGregor, një sportist i nvelit botëror, ndërsa Khabib është një vrasës, i pamposhtur në kafaz. Kyr ked y sportistë të tillë, gjithçka është madhështore, ndaj dhe kjo sfidë mbetet më e madhja e historisë së UFC-së. E pabesueshme ajo që do të ndodhë”, tha White.

Do të jetë një përballje e jashtëzakonshme. E dija që kjo sfidë do të zhvillohej herët a vonë dhe mendoj se kjo sfidë është më e madhe se ajo mes McGregor dhe Mayweather, një vit më parë në ring. Do të thyejmë çdo rekord”, tha më tej Dana White, që synon  të thyejë barrierën e 4.4 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) që pat vendosur sfida McGregor-Mayweather.