Klopp paralajmëron largime

Futboll 10 Gusht 2018 14:55

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ua ka futur frikën futbollistëve se mund të ketë largime deri më 31 qershor, kuptohet drejt ligave si Serie A, La Liga, Bundesliga e Ligue 1 – pasi merkato është mbyllur në Angli.

Klopp, në mënyrë indirekte tha se do të ndodhin disa gjëra deri në fund të merkatos verore, e që duket se disa lojtarë duhet të largohen nga klubi nga “Anfield”.

Liverpooli ka blerë katër lojtarë këtë verë: Alisson, Shaqiri, Fabinho dhe Keita.

“Por, afati kalimtar është mbyllur vetëm në njërën anë, ne s’mund të blejmë, vetëm mund të shesim por jo në Angli, Premier Ligë. Është e qartë se disa gjëra do të ndodhin”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes së parë në Premierligë për sezonin 2018/19, kundër West Ham United të dielën. /Insporti.com/