Klubi nga Premierliga në orët e fundit të afatit kalimtar ia rrëmben Barcelonën dy futbollistë

Futboll 09 Gusht 2018 16:54

Klubet nga Premierliga angleze sot e kanë ditën e fundit të afatit kalimtar, raporton Insporti.

Lajmi i fundit vjen nga skuadra e Evertonit e cila synon që të finalizojë transferimet e dyshes së Barcelonës, Yerry Mina dhe Andre Gomes.

Mina do të nënshkruajë kontratë të përhershme, kurse Gomes do të huazohet për një sezon.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vendosur që afati kalimtar të mbyllet para fillimit të sezonit të ri në futbollin anglez, i cili nis të premten.

Pas mbylljes së afatit kalimtar veror të këtij viti (e enjte, 9 gusht, ora 18:00), klubet nga elita e futbollit anglez nuk mund të blejnë më lojtarë. /Insporti.com/