KOK-u ia huq keq me hendboll

Hendboll 23 Mars 2018 20:17

Në mesin e atyre që kanë reaguar për zhvillimet që ndodhën rreth ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hendboll për femra U20, është edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Përderisa në reagimin e Qeverisë së Kosovës ia kishin huqur me vendin ku ndodhen hendbollistet tona (në reagim thuhet në Kragujevc, ndërsa në fakt ato janë në Kovilovo afër Beogradit), KOK-u ka gabuar me rregullat e hendbollit, gjë që shihet si gabim i pafalshëm. Sipas KOK-ut, Kosova e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0, por në realitet në hendboll, ndeshja me rezultat zyrtar fitohet ose humbet me 10:0. Sidoqoftë, rëndësi ka që Kosova e ka fituar ndeshjen, ndërsa Serbia është përjashtuar nga turneu derisa rezultatet e saj të mëhershme janë fshirë./Insporti.com/