Kosova në grup shumë të fortë

Kombëtarja 12 Prill 2018 19:11

Në Trondheim të Norvegjisë është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian, i cili prej 10-26 janar të vitit 2020 do të mbahet në Suedi, Austri e Norvegji. Për herë të parë, në vazot e shortit është gjendur edhe Kosova, e cila do të marrë pjesë në Grupin 1 kualifikues, në të cilin gjenden edhe Gjermania, Polonia dhe Izraeli.

Të pranishëm në Trondheim kanë qenë edhe zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe administratori për marrëdhënie ndërkombëtare, Sherif Xhema.  Kampionati Evropian i vitit 2020 do t’i ketë dy risi, pasi do të jetë hera e parë që marrin pjesë 24 përfaqësuese (deri tani kanë marrë pjesë 16) si dhe do të jetë hera e parë që kampionati organizohet në tri shtete të ndryshme.  Dy të parët e secilit grup dhe katër prej tetë më të mirëve nga vendet e treta kualifikohen për evropian.Direkt kualifikohen tri vendet nikoqire dhe Spanja si kampione aktuale.