Kosova publikon listën

Kombëtarja 08 Qershor 2018 21:47

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nga dita e hënë (11 qershor) do të grumbullohet në Prishtinë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese të Dritares së Tretë të Kupës së Botës “Kina 2019”.

Stërvitja e parë do të mbahet të hënën me fillim nga ora 18:00, ndërsa më pas Përfaqësuesja jonë do të startojë me nga dy stërvitje në ditë, 10:00-12:00 dhe 18:00-20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, kurse më 1 korrik do të ballafaqohet me Poloninë.

Të dyja ndeshjet Përfaqësuesja jonë do t’i luajë me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.

Kosova në Dritaren e Parë  ishte mposhtur në shtëpi nga Lituania, kurse në udhëtim nga Hungaria, derisa në Dritaren e Dytë është mundur si mysafire nga Polonia dhe Lituania dhe aktualisht zë vendin e katërt të Grupit C.

Lista e gjerë e basketbollistëve:

  1. Dardan Berisha
  2. Erjon Kastrati
  3. Lis Shoshi
  4. Fisnik Rugova
  5. Urim Zenelaj
  6. Leonard Mekaj
  7. Samir Zekiqi
  8. Granit Rugova
  9. Alban Veseli
  10. Ergin Grosha
  11. Rinor Peci
  12. Valon Bunjaku
  13. Mikaile Tmusic
  14. Altin Morina
  15. Gazmend Sinani
  16. Dardan Kapiti
  17. Shawn Jones

Stafi i trajnerëve:

  1. Brad Greenberg – përzgjedhës i Kosovës
  2. Ernie Lee Nestor – ndihmëstrajner
  3. Andin Rashica – ndihmëstrajner
  4. Ugur Vural – trajner i kondicionit

Stafi mjekësor:

  1. Merkur Dobroshi (mjek)
  2. Kujtim Shala (fizioterapeut)
  3. Admirim Krasniqi (fizioterapeut)