Kosovë – Maqedoni, trajneri Damir Mulaomeroviq e zbulon nervozën te kosovarët

Kombëtarja 13 Shtator 2018 21:24

Sonte me fillim nga 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë po zhvillohet ndeshja në mes Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021, shkruan Insporti.com.

Kosova në pjesën e parë të ndeshjes ka pësuar me shifrat 29:34.

Trajneri i Kosovës, Damir Mulaomeroviq pas pjesës së parë foli për mikrofonin e Klan Kosovës.

“Ekipi është pak nervoz dhe po humb në disa aksione. Shpresoj se do të përmirësohemi në pjesën e dytë”, deklaroi Damir Mulaomeroviq, përcjell Insporti. /Insporti.com/