Kovacic lëshon ‘bombën’ e ditës për Modricin

Futboll 10 Gusht 2018 08:12

“Luka Modric nuk është i lumtur”, këto janë fjalët e Mateo Kovacic, pasi kompletoi transferimin te Chelsea.

Kovacic, 24 vjeçar – u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Bluve të Londrës në formë huazimi deri në qershor të vitit 2019.

Nga Londra, Kova ka folur edhe për shokun e ngushtë, Modric – që sot pritet të takohet me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

24 vjeçari thotë se nuk e di çfarë do të ndodhë, por ka zbuluar se Modric nuk është i lumtur në “Santiago Bernabeu”.

“Flas gjithmonë me Luka. Ai është i lumtur që unë shkova në Londër dhe ma këshilloi këtë qytet, ku ka luajtur më parë me Tottenham. Në këtë periudhë e kam parë të trishtuar, por nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij. Nuk më duket i lumtur”, deklaroi Kovacic. /Inspoti.com/