Kroos flet për situatën te Real Madridi

Futboll 12 Tetor 2018 18:05

Situata te skuadra e Real Madridit nuk është aspak e qetë, pasi madrilenët kanë dështuar të fitojnë në katër ndeshjet e fundit e mbi të gjitha nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës në asnjë prej tyre.

Në lidhje me situatën e krijuar te kampionët në fuqi të Evropës, është prononcuar së fundmi mesfushori Toni Kroos. Ai ka thënë se nuk ndihet aspak i shqetësuar për këtë situatë pasi janë gjëra që ndodhin.

“Ne e kemi demonstruar që mund të bëjmë më të mirën, gjithmonë ka pasur faza të tilla. Nuk jam i brengosur. Është një sfidë për ne që ta ndryshojmë këtë situatë”, tha Toni Kroos