Kthehen Ramos dhe Bale, ftohet sërish Vinicius

Futboll 06 Tetor 2018 11:04

Sergio Ramos dhe Gareth Bale kanë lënë prapa shqetësimet e tyre.

Dy lojtarët, të cilët munduan në humbjen e Real Madridit 1-0 nga CSKA Moska në Rusi në Ligën e Kampionëve, janë ftuar për sfidën e sotme me Alavesin, që zhvillohet nga ora 18:30.

Për këtë ndeshje është ftuar sërish talenti 18-vjeçar brazilian, Vinicius Junior, ashtu si mbrojtësi i majtë i akademisë, tashmë i promovuar në ekipin e parë, Reguilon – i cili do të zë vendin e Marcelos.

Për këtë ndeshje do të mungojnë Isco, Marcelo dhe Carvajal, kurse është lënë në shtëpi Fede Valverde, raporton Insporti.

20 lojtarët e ftuar nga Lopetegui: