Kush është basketbollisti që u ul në kosh? (FOTO)

IP Superliga 24 Maj 2018 15:18

Bashkimi ka arritur sukses historik, pasi mbrëmë u stolis me titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, diçka që kjo skuadër nuk e kishte arritur kurrë më parë. Festa në Prizren ishte e gjatë dhe e veçantë. U festua kudo dhe në mënyra të ndryshme. E veçantë pa dyshim ishte edhe mënyra se si festoi basketbollisti i kësaj skuadre, Edmond Kryeziu, i cili ishte ulur në kosh, ndërkohë që në njërën dorë e mbante kupën. Kreative apo jo?