Kush është Bjorn Kuipers – gjyqtari kontrovers që do të referojë finalen e Europa League

Futboll 16 Maj 2018 17:05

Përkundër faktit se kombëtarja nuk do të jetë në Rusi, Holanda do të ketë një prej gjyqtarëve më me emër në Botëror.

Bjorn Kuipers, gjyqtari 45-vjeçar, ka përvojë të madhe në referim, profesion të cilin e praktikon që nga viti 2002.

Holandezi që do të gjykojë finalen e Europa League në Lyon të Francës, në mes të Marseille e Atletico Madridit, i është bashkuar listës elitare të UEFA-s në vitin 2009.

Një prej ndeshjeve më të rëndësishme në vitet e fundit, për Kuipers ishte në vitin 2014, kur gjykoi finalen e Lisbonës në mes të Atleticos e Real Madridit.

Momenti ndoshta më kontrovers në karrierën e holandezit, ishte përjashtimi nga loja i Zlatan Ibrahimovic, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat e PSG në vitin 2015.

Ndërkaq, këtë edicion holandezi ndau drejtësinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet Bayernit e Real Madridit, në ‘Allianz Arena’.

Kurse, ky do të jetë Botërori i dytë për të, pas atij të vitit 2014, ku kishte gjykuar takimt Angli – Itali, Zvicër – Francë dhe Kolumbi – Paraguaj.

Kjuipers këtë muaj u caktua gjyqtari i finales Marseille – Atletico. /Insporti.com