Ky është vendimi që merr Pep Guardiola

Futboll 17 Maj 2018 19:29

Manchester City dhe Pep Guardiola kanë arritur marrëveshje të re që do ta mbajë trajnerin spanjoll në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2021.

47 vjeçari udhëhoqi Cityn drejt titullit në Premierligë, me arritjen e rekord pikëve, plot 100.

Lajmi për marrëveshjen e re është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit anglez.

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar. Është kënaqësi të jem në gjendje të punoj këtu”, ka deklaruar Guardiola. /Insporti.com