Laçi – Drita, mbyllet me këtë rezultat

Futboll 15 Qershor 2018 21:58

Kampioni i Kosovës, Drita, po i vazhdon përgatitjet për debutimin në garat ndërkombëtare, konkretisht në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjilanase sot e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Laçin, në të cilën shënoi fitore me rezultat 1:0.  Golin e fitores për skuadrën e Bekim Isufit e shënoi Fidan Gërbeshi në minutën e 55-të nga penalltia.

Drita do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj FC Shkupit që do të zhvillohet me 19 qershor (e martë, në stadiumin e Çairit në Shkup) përpara se të transferohet ne Gjibraltar ku do të debutojë në Ligën e Kampionëve me datën 26 qershor ndaj FC Santa Coloma.