Lajm i madh për Xhakën, kapiten i Arsenalit

Futboll 11 Gusht 2018 10:04

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, do të jetë një ndër zëvendës- kapitenët te Arsenali.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery, i cili e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë.

Kurse mesin e katër zëvendës-kapitenëve të klubit do të jetë edhe Xhaka.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka”, ka deklaruar Emery.

“Dua liderë në skuadër, çdo lojtarë të ndjehet si kapiten në çdo moment për të treguar aftësinë e tyre në lidership. Por, për momentin, këta pesë lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”, shtoi ai.

25 vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 94 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 7 gola. /Insporti.com/