Lampard ia propozon këtë trajner Arsenalit

Futboll 17 Maj 2018 18:53

Largimi i francezit Arsene Wenger nga posti i trajnerit të Arsenalit ka nxitur shumë spekulime për pasuesin e tij. Emrat janë nga më të ndryshmit, ashtu sikur edhe ata që parashikojnë e propozojnë numrin një të bankinës të skuadrës londineze. Në mesin e atyre që e kanë “gjetur” trajnerin e ri është edhe ish-anëtari i Kombëtares angleze, Frank Lampard, i cili mendon se Wenger duhet të pasohet nga trajneri aktual i Atletico Madridit, Diego Simeone.

“Nuk e kam dëgjuar shumë emrin e Simeones kur flitet për pasardhësit potencialë të Arsene Wenger dhe nuk e kuptoj përse. Arsenal do të përfitonte shumë nëse do të arrinte të siguronte firmën e tij, pasi ai është një fitues. Ai do t’i  jepte shumë ekipit kur vjen puna për disiplinë dhe stil loje, nuk është si Manchester City, por është efektiv” shprehet Lampard për “Evening Standard”.