Liga e tё barabartёve

Opinione 05 Shtator 2018 21:22

Arben Berisha

 

 

Qё prej momentit qё e ideoi e deri edhe tash nё prag tё nisjes, UEFA investoi jo pak nё kampanjën informuese qё t’i shpjegonte publikut evropian sistemin se si funksionon Liga e Kombeve (UEFA Nations League), kompeticioni mё i ri i Konfederatёs evropiane tё futbollit.

Pёr shumёkё ende duket e komplikuar, por me kohё tё gjithё do ta kuptojnё se si funksionon, çfarё sjell dhe çfarё mund tё pritet nga ajo.

Nё tё vёrtetё, po ta mendosh sistemin e Ligёs sё Kombeve, vjen nё disa pёrfundime qё e bёjnё atё, megjithatë, jo krejt tё parёndёsishme nё raport me kualifikimet e rregullta tё Evropianit apo tё Botёrorit.

Ёshtё garё e tё barabartёve, çka nuk ёshtё rasti me kualifikimet e zakonshme. Pёr dallim nga kualifikimet e zakonshme, Liga e Kombeve qysh nё fillim e ka fuqinё ta “turpёrojё” njё ekip pёrfaqёsues, nёse bie nga Liga.

Pra qysh nё start ekipet nёse nuk do tё mund tё ngjiten njё ligё mё lart, do tё luftojnё edhe tё mos bien njё ligё mё poshtё, nёse janё tё fundit nё grupin e tyre tё Ligёs sё tyre, brengё kjo tё cilёn nuk e kanё nё kualifikimet e rregullta.

Sigurisht nga Liga D (liga e fundit) nuk ke ku tё biesh mё poshtё, e as nga Liga A (Liga e parё) nuk ke ku tё ngjitesh mё lart, por, megjithatë, secila pozitё ka efektin e vet.

Gjithsesi nё disa aspekte kjo garё mund tё cilёsohet mё e vobektё, sepse pёrfaqёsueset (e ligave tё ulëta si C dhe D) s’do ta kenё shansin qё tё luajnё me tё mёdhenjtё e futbollit evropian, e sidomos jo ato tё Ligёs D ku bёn pjesё Kosova.

Pra me Francёn, Kroacinё, Anglinё, Gjermaninё e tё tjerёt s’do tё ndeshemi nё kёtё garё, tё paktёn jo deri sa s’jemi nё ligё tё njёjtё me ta, por sigurisht qё pёrmes kёsaj gare mund tё investojmё e tё avansojmё qё nё ndonjё stad edhe tё luajmё ndaj “tё mёdhenjve”.

Pёr tё qenё krejt subjektiv, e besa goxha edhe real, me kualitetin momental qё ka, Kosova nuk meriton tё jetё pjesё e Ligёs sё fundit (Ligёs D) tё kёsaj gare, por ja qё ishin pikёt e fituara nё rangim ato qё ia treguan vendin secilit ekip. Me cilёsitё momentale, Kosova tё paktёn do tё meritonte tё ishte nё Ligёn C.

Por aty mund tё garojё nё edicionin e dytё tё kёtij kompeticioni (2020/21), nёse pas ndeshjeve tё shtatorit, tetorit e nёntorit 2018 zё vendin e parё nё grupin e vet.

Mё tepёr se kaq, pra me tepёr se vendi i parё nё grup qё siguron promovim nё njё ligё mё lart, po ky vend i mundёson ekipit (nё rastin tonё Kosovёs) qё pёrmes play-offit tё Ligёs (pra nё garёn e tё gjitha vendeve tё para nё secilin grup nё Ligёs) ta kёrkojё kualifikimin pёr nё Kampionat Evropian, e pas disa viteve ndoshta edhe nё Botёror.

Pёr ta thjeshtёsuar edhe mё shumё. Nё Ligёn A (Ligёn e parё) tё parёt e secilit grup do tё garojnё (nё qershor 2019) nё final-four pёr t’u shpallur fitues i Ligёs sё Kombeve. Dhe fituesi pёrveç kёtij trofeu, do tё siguronte edhe kualifikimin direkt pёr nё Evropian (nёse kёtё nuk e ka bёrё nё ndёrkohё nё kualifikimet e rregullta pёr Evropian nё periudhёn mars-nёntor 2019).

Ekipet qё zёnё vendin e fundit nё secilin grup tё kёsaj lige, bien njё ligё mё poshtё, pra nё atё B.

Nё Ligёn B, katёr tё parёt e grupeve ngjiten nё Ligёn A dhe gjithashtu kёto katёr ekipe fitojnё tё drejtёn qё tё luftojnё pёr play-off pёr kualifikim nё Evropian nё marsin e vitit 2020, pak muaj para Kampionatit Evropian. E ekipet e fundit nё secilin grup tё Ligёs B bien nё Ligёn C.

Njёjtё qёndron puna pastaj edhe nё Ligёn C dhe nё Ligёn D, ku tё parёt e grupeve ngjiten njё ligё mё lart dhe luftojnё nё play-off tё Ligёs sё vet pёr kualifikim nё Evropian, ndёrkaq tё fundit e secilit grup nё Ligёn C bien nё Ligёn D.

“Lehtёsia” e tё qenit nё Ligёn D ёshtё se ajo nuk “turpёron” asnjё kombëtare duke e vendosur nё njё ligё mё poshtё, sepse mё poshtё se kaq nuk ka. E po kёshtu fituesi i final-four-it nё Ligёn A si kundёrvlerё pёr fitore, nё vend tё promovimit mё lart (qё nuk ekziston) e ka trofeun e kompeticionit.

Sado qё mund tё quhet “ligё e tё barabartёve” nё sensin e nivelit tё cilёsisё sё ekipeve, megjithatë, jo tё gjitha kёto liga shihen si mundёsi tё njёjta pёr tё gjitha kombёtaret. Kjo sepse, bie fjala nё Ligёn A do tё zhvillohen ndeshjet mё tё forta nё Nations League, por nga Liga A vetёm njё kombёtare e fortё mund ta sigurojё kualifikimin nё Evropian (nёse nuk e bёn nё kualifikimet e rregullta).

Tё gjitha kombёtaret e tjera tё forta tё Ligёs A do tё duhet fokusin kryesor ta kenё nё kualifikimet e rregullta, sepse aty shanset i kanё mё tё mёdha pёrballё ekipeve mё tё vogla. Pra A-ja do t’i prodhojё ndeshjet mё tё forta, por shanset nuk i ka sa ligat mё tё ulёta, sidomos C dhe D, sepse C dhe D s’duhen tё mendojnё si “autsajderё” se me kё do tё luajnё, por me kundёrshtarё tё barabartё do tё kёrkojnё tё jenё nё mesin e ekipeve nё Evropian.

Me njё fjalё, nёse kualifikimet e rregullta pёr Evropian e Botёror janё shans i mirё pёr kombёtaret e mёdha (sepse ato gjithnjё janё favorite pёrballё ekipeve tё vogla), Nations League ёshtё shans i shkёlqyeshёm pёr ekipet e vogla qё tё synojnё tё jenё nё mesin e tё mёdhenjve.

Nёse, pёr ata qё sёrish duket e koklavitur kjo garё, ajo shihet si mundёsi pёr trukim ose kurdisje ndeshjesh, kjo megjithatё mund tё thuhet se ёshtё pothuajse e pamundur tё ndodhë.

Nations League nё fakt, pikёrisht me kёtё ndarje nё periudha (shtator-nёntor 2018 dhe mars 2020), ku nё mes ndёrhyn cikli kualifikues i rregullt pёr Evropian, eliminon mundёsinё qё tё ketё trukim ndeshjesh nёse ndonjë kombёtare siguron kualifikimin nё njё garё, e pastaj vendos tё mos luajё me gjithё forcёn nё garёn tjetёr.

Liga e Kombeve do ta fitojё respektin dhe reputacionin e vet shpejt, madje mё shpejt se qё edhe vet ideuesit e saj e kanё paramenduar.