Liverpooli e zbulon promon e jashtëzakonshme, shikoni se si prezantohet Xherdan Shaqiri

Futboll 10 Gusht 2018 16:24

Klubi i Liverpoolit e ka publikuar promon për edicionin e ri në Premierligë i cili starton sonte, raporton Insporti.

Në promon e publikuar, Liverpooli zbulon se është një ndër ekipet pretendente për titullin e kampionit në këtë edicion.

Nuk kishte se si të mungonte në promo edhe futbollisti nga Kosova i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri i ardhur në këtë verë në ‘Anfild Road’ nga Stoke City.

Djaloshi i lindur në Zhegër të Gjilanit, në ndeshjet miqësore ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme në sytë e trajnerit Jurgen Klopp. /Insporti.com/