Luka Doncic është magjik dhe pamjet e dëshmojnë këtë

Basketboll 10 Maj 2018 10:50

Luka Doncic është basketbollisti më i mirë i ri në botë dhe ata që kanë dyshim në këtë pohim le të fillojnë të shikojnë ndonjë sport tjetër.

Nëse Doncic do të jetë piku i parë në draftin e ligës NBA këtë vit, ose nëse ai do të shndërrohet në super yll të NBA-it, status që tani e ka në Euroligë, janë tema tjera, por ajo që ka bërë në ndeshjen e fundit në Spanjë është thjesht magjike.

Ky basketbollist ka bërë triple double për 23 minuta, diçka që në ligën e Spanjës dhe në asnjë ligë tjetër në Evropë nuk e ka bërë askush që kur maten statistikat në 9 kategori.

Doncic, në takimin e Betisin ka shënuar 17 pikë (4/4 nga loja dhe 6/6 nga të lirat), 10 kërcime dhe 10 asistime, kurse lehtësia me të cilën ky 19 vjeçar luan vazhdon të mahnitë të gjithë.

Duhet ti shikoni pamjet për tu bindur në ndikimin e tij në lojën e Realit.