Luka Modric e merr vendimin e madh për karrierën e tij

Futboll 10 Gusht 2018 16:44

Mesfushori kroat, Luka Modric, e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, shkruan Insproti.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ ka shkruar se Modric do të vazhdojë karrierën në ‘Santiago Bernabeu’.

‘AS’ është gazetë e afërt me klubin e Real Madridit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pritur në zyrën e tij mesfushorin i cili ia ka konfirmuar vendimin e tij.

Sipas burimeve të “As” pas vlerësimit të gjithçkaje me familjen e tij, lojtari ka marrë si vendim që të vazhdojë me Realin e Madridit.

Sot futbollisti ka postuar edhe një foto në rrjetin social “Twitter” ku duket në stërvitje me klubin spanjoll dhe shkruan: “Sërish në punë”.

Modric është kërkuar me ngul nga skuadra e Interit në javët e fundit. /Insport.com/