Manchester United e nis me fitore, e mposht Leicesterin në ndeshjen hapëse

Futboll 10 Gusht 2018 22:54

Manchester United e nis me fitore edicionin e ri në Premierligën angleze, raporton Insporti.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho e ka mposhtur në ndeshjen e hapëse Leicester Cityn me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Traford’.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të shënojnë gol që në minutën e dytë të ndeshjes.

Ishte mesfushori Paul Pogba që shndërroi në gol një penallti të fituar në fillim të kësaj ndeshje.

United e realizoi golin e dytë në minutën e 81-të me Luke Shaaw.

Golin e nderit Leicester e realizoi në minutën e 90-të me Jamier Vardy, gol me të cilin u mbyll ndeshja. /Insporti.com/