Manchester United – Leicester City, a pajtoheni me këto vlerësime?

Futboll 10 Gusht 2018 23:30

Skuadra e Manchester United e nis me fitore edicionin e ri në Premierligën angleze

Ekipi e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho e ka mposhtur në ndeshjen e hapëse Leicester Cityn me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Traford’.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të shënojnë gol që në minutën e dytë të ndeshjes.

Ishte mesfushori Paul Pogba që shndërroi në gol një penallti të fituar në fillim të kësaj ndeshje.

United e realizoi golin e dytë në minutën e 81-të me Luke Shaaw.

Golin e nderit Leicester e realizoi në minutën e 90-të me Jamier Vardy, gol me të cilin u mbyll ndeshja. Shikoni vlerësimet e futbollistëve në foton e mëposhtme. /Insporti.com/