Mark Clattenburg zbulon lojërat e mendjes që bënte Mourinho

Futboll 16 Maj 2018 16:28

Ish-gjyqtari i Premier League, Mark Clattenburg, në një intervistë ka zbuluar se si kishte ndryshuar Jose Mourinho, kur ishte kthyer në Angli te Chelsea, për herën e dytë.

Clattenburg tha se herën e parë si trajner në Angli te Chelsea, Mourinho kishte qenë person më i afërt dhe kishte pasur kohë për të gjithë. Madje i thotë se me portugezin mund të flisje si për futbollin, për jetën në përgjithësi, apo çfarëdo tjetër.

“Mirëpo kur u kthye herën e dytë te Chelsea, gjërat ishin shumë më ndryshe. Raporti i tij me mua në aspektin e referimit kishte ndryshuar dhe ishte i vështirë, pasi kishte dyshim për thuajse çdo vendim timin”, tha Clattenburg.

“Më kujtohet ndeshja e Chelseat kundër Stoke City, kur më ishte afruar Mourinho, rreth 30 minuta pas ndeshjes, siç e bënte zakonisht dhe më tha se kishte parë një video ku kishte ekzistuar një penallti nga një prekje e një lojtari të Stoke. Në ato momente nuk e dija për çfarë bëhej fjalë dhe gjatë gjithë rrugës për në shtëpi mendoja se kisha bërë edhe një gabim, pasi çdo person gabon. Mirëpo, pasi arrita në shtëpi, pash që nuk kisha gabuar dhe mendon me vete pse do t’i bënte këto lojëra të mendjes Mourinho”, deklaron në intervistë ish-gjyqtari i Premier League, Mark Clattenburg. /Insporti.com