McGregor poston videon e parë të stërvitjes në prag të UFC 229

Boks 13 Shtator 2018 08:18

Çuditërisht, ndeshja më e shumëpritur e historisë së UFC nuk ka pasur shumë promocion deri tani. Gjithsesi ditën e martë Conor McGregor ka postuar një video në rrjetet sociale.

Ish-kampioni i peshës së lehtë ka postuar videon e parë të stërvitjes, ku shihet duke bërë mundje, ngritje peshash dhe vrapime për të rritur kondicionin.

Shumica e videos është xhiruar në SBG Ireland, palestra e McGregor në Dublin.

Mcgregor do të ndeshet për titullin kampion me Khabib Nurmagomedov më 6 tetor në Las Vegas.

Akoma nuk është konfirmuar asnjë konferencë për shtyp për sfidën mes Khabib dhe McGregor, megjithëse UFC ka postuar video të shkurtra promocioni gjatë fundjavës së kaluar.