Mesazhi qetësues nga Luka Modric (FOTO)

Futboll 10 Gusht 2018 14:10

Gjatë javës së kaluar, thashethemet rreth largimit të mundshëm të Luka Modricit drejt Interit u rritën dukshëm, me pretendimin se lojtari dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, mesfushori kroat i Real Madridit ende nuk ka folur diçka lidhur me këtë.

Por, tani duket se ai e ka bërë të qartë se është i fokusuar te Reali. Modric postoi një foto në “Instastory” dhe shkroi: “Kthimi në punë”.

Ndoshta ky mesazh i thjeshtë me siguri do të shërbejë për ti siguruar tifozët që kanë frikë se mund të humbasin një nga lojtarët më të mirë në skuadër. /Insporti.com/