Mesfushori i Kosovës ‘bombardon’ që në ndeshjen e parë në Holandë

Kombëtarja 10 Gusht 2018 20:54

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, e ka nisur me gol edicionin e ri në elitën e futbollit holandez, raporton Insporti.

Futbollisti i Heerenveenit ka shënuar gol në ndeshjen e parë ndaj Zwolles.

23-vjeçari e shënoi golin e tretë në ndeshjen të cilën  Heerenveen po e fiton me shifrat 3:1 në udhëtim.

Zeneli në muajt e fundit është përballur me një lëndim, mirëpo duket se ai tashmë e ka rigjetur formën e dëshiruar. /Insporti.com/