Messi i pari… i realizohet ëndrra edhe Piques!

Futboll 10 Gusht 2018 15:07

Barcelona zyrtarisht ka njoftuar për katër kapitenët e ekipit të parë.

Lionel Messi i pari dhe Sergio Busquets i dyti – do të jenë kryesorët. Në rast mungese të tyre, Gerrard Pique pas kaq shumë vitesh, ka arritur të hyjë në listë për të bartur shiritin.

Nga ky sezon, ai është kapiteni i tretë i Barçës, pasi është pjesë e klubit katalunas që nga viti 2008. Kurse Sergio Roberto, që ka debutuar më 2011, do të jetë kapiten i katërt. Ai është pjesë e ekipit të parë që nga sezoni 2013/14.

Është hera e parë që nga 2014/2015 (Xavi, Iniesta, Messi, Busquets) që katër kapitenët janë nga La Masia. /Insporti.com/