Messi, për titullin historik 33

Futboll 11 Gusht 2018 09:22

Lionel Messi, sa shumë tituj, sa shumë rekorde, sa shumë spektakël ka dhuruar për më shumë se një dekadë – do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për shumë vite.

Pak ndeshje si ajo e Superkupës së Spanjës ka kaq shumë ngarkesë simbolike dhe historike për Messin. Kundër Sevilla, ekipi që i ka shënuar më së shumti gola në karrierën e tij (31 në 33 ndeshje), Leo do të paraqitet për herë të parë si kapiten i parë i Barçës.

Do të thotë, nëse fiton Barça, do të ishte hera e parë që Leo do ta ngrinte trofeun, një tjetër natë për t’u mos u harruar nga adhuruesit e Leos, që tashmë kujtojnë shumë të tilla.

Për të, nuk është çfarëdo titulli. Është trofe që e bën Messin më të suksesshmin në historinë e klubit (33 tituj), që konfirmon edhe njëherë ndikimin e tij dhe se do të mbetet gjithmonë më i miri i të gjitha kohëve.

Nëse e fiton Superkupën, pra Messi do ta kalojë Iniestan, me të cilin deri më tani ka fituar 32 trofe.

Titujt që Messi i ka fituar me Barcelonën: 4 trofe të Champions League, 9 Liga, 3 Kupa të Botës, 6 Copa del Rey, 3 Superkupa të Evropës dhe 7 Superkupa të Spanjës. /Insporti.com/