Miliarda do te ndahen – tabela dhe detajet

Futboll 17 Maj 2018 19:49

Klubet në Anglia do të pasurohen me së paku 100 milionë euro pas përfundimit të këtij sezoni. Anglia ka ligën më të shikuar në botë andaj të drejtat televizive të Premier League viteve të fundit kanë kushtuar shumë për mediumet dhe kontraktorët të cilët janë përfshirë në marrëveshje me FA.

Nga 2 miliardë e 770 milionë euro, klubet në Angli kanë ndarë shuma të majme parash në disa kategori.

Katergoria e transmetimit të ndeshjeve në nivel vendor, 20 klubet e ligës së Anglisë kanë përfituar nga 40 milionë euro.

Kategoria e transmetimit të ndeshjeve në nivel ndërkombëtare, 20 klubet e Premier League kanë përfituar nga rreth 47 milionë euro, shkruan Insporti.

Katergoria tjetër është ajo e meritës, që nënkupton shumën e parave të ndarë për një pozitë të fituar në tabelë, që është 2 milionë e 200 mijë euro, mirëpo kjo shumë është e sigurt vetëm për vendin e 20-të. Nëse klubet përfundojnë më lartë në tabelë atëherë 2 milionë euro shumëzohen me pozitën në tabelë. Manchester City që është shpallur kampion i Anglisë në futboll, arkëton shumën bazë duke e shumëzuar për 20 herë, që janë baraz me 44 milionë e 400 mijë euro.

Klubet në Angli bëjnë pjesë edhe në kategorinë e ndeshjeve të transmetuara gjatë një sezoni. Klubet, Arsenal, Man UTD dhe Liverpool kishin nga 28 ndeshje të transmetuara, duke gjeneruar nga 37 milionë euro në këtë kategori, raporton Insporti.

Në total nga të drejtat televizive më së shumti para ka mbledhur Manchester United, me 171 milionë euro të fituar.

Përfitimet e klubeve angleze nga shitja e të drejtave televizive, (tabela):