Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës tregon se kur u lëshohen vizat basketbollistëve kosovarë

Kombëtarja 10 Gusht 2018 20:05

‘Telenovela’ me vizat për Bosnje e Hercegovinë për basketbollistët e Kosovës u16 duket se do të marrë fund, raporton Insporti.

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Igor Crnadak, ka thënë se basketbollistëve kosovarë  sonte do t’u jepen vizat derisa deklaratën e ka dhënë për  mediumin boshnjak ‘ba.n1info’.

Ndryshe, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova është dashur të luajnë në ditën e parë të FIBA Kampionatit Evropian U16, Divizioni B që po zhvillohet në Sarajevë, mirëpo, kombëtares U16 të Kosovës i është ndalur hyrja në Bosnje e Hercegovinë meqë delegacioni nuk është pajisur me viza.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në mediat e Sarajevës dhe Prishtinës, por edhe reagime të zyrtarëve të FIBA-s dhe KON-it me të cilët FBK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm.

Ky takim është shtyrë për të dielën, kurse takimin e Kosovës me Ukrainën, që është paraparë të zhvillohet sot, FIBA e ka zhvendosur për të mërkurën dhe në orarin zyrtar të kampionatit si ndeshje e radhës për Kosovën fillon ajo me Republikën Çeke, e paraparë për nesër në ora 21:00. /Insporti.com/