Mourinho e hap edhe një front

Futboll 14 Shtator 2018 16:59

Joee Mourinho nuk pëlqen faktin që emri i tij përmendet negativisht nga ish-futbollistë, të cilët janë opinionistë në studio të ndryshme televizive. Në daljen e sotme para medieve, ai nuk ngurroi t’i cilësonte si gënjeshtarë kronikë të gjithë ata që i kundërviheshin.

Jaime Carragher kishte deklaruar se Marcus Rashford duhej të kërkonte një sistemim diku tjetër, por Morinho e cilësoi atë të “fiksuar” pas tij.

“Unë pres që të dielën të jem i kritikuar shumë pasi Rashfrod nuk do të aktivizohet si titullar ndaj Watfordit. Disa prej lojtarëve kanë probleme me gënjeshtarët kronike, ndaj pres që disa prej tyre të zgjohen të dielën dhe gjëja e vetme që u shkon në mendje të jetë Jose Mourinho”, ka thënë portugezi.

“Disa nga njerëzit që të gjithë njohim kanë rroga të dyfishta, ata punojnë edhe për klubet dhe sigurisht që nuk janë të pavarur dhje i çojnë gjërat në drejtimin që duan. Është e dukshme, njerëzore, natyrale, jo etike por e pranoj, Ndjej keqardhje për ta, ka gjëra shumë më interesante se Jose Morinho”, ishte shpërthimi i Morinhos para medieve angleze në një fjalim që zgjati rreth 4 minuta e ku ai tregoi detajet e aktivizimit të lojtarëve si Rashford duke insistuar se lojtari kishte luajtur rregullisht me të.