Mulaomerovic: Vendosi përvoja, ne do të përmirësohemi

Kombëtarja 13 Shtator 2018 23:56

Mungesa e përvojës, por edhe e fatit ishin arsyet e humbjes së Kosovës nga Maqedonia (73:76), sipas përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic, i cili njëkohësisht e ka uruar edhe Maqedoninë për lojën e treguar.

“Ne i patëm rastet tona, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë. Maqedonia ishte skuadër më e përqendruar dhe e përgëzojmë për fitoren e merituar. Në radhët e tyre u vërejt përvoja e madhe, sidomos te Trajkovski dhe vëllezërit Stojanovski, e po ashtu edhe Hendrix”, ka thënë Mulaomerovic pas ndeshjes.

Ai i ka përgëzuar basketbollistët e tij për angazhimin e madh dhe njëkohësisht është shprehur optimist për lojë më të mirë në ndeshjet e ardhshme. “Basketbollistët u angazhuan maksimalisht, por duhet theksuar se kishim kohë të shkurtë për t’u përgatitur. Do të mundohemi të përmirësohemi edhe më shumë dhe të japim më të mirën në ndeshjet tjera”, la shtuar Mulaomeroviq,