Nadal e jep lajmin e mirë

Tenis 30 Korrik 2018 16:46

Këtë vit, tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga disa turne të rëndësishëm, si ato të Brisbane, Acapulco, Indian Wells, Miami dhe Queen’s, ndërkohë që në dyshim ishte pjesëmarrja e tij edhe në turneun Masters të Torontos, që nis më 6 gusht, në Kanada.

Por përmes një mesazhi në rrjetet sociale, numri 1 në botë ka deklaruar se do të jetë në turneun kanadez, duke hedhur poshtë deklaratat se do të mungojë në Toronto.

Ky është turneu i parë i rëndësishëm në fushat me çimento pas atyre me bar, që u mbyllën tri javë më parë me Grand Slam të Wimbledon.

“Më pëlqen të luaj në Kanada dhe mezi pres të jem sërish aty, të shoh fansat e mi që më mbështesin gjatë kohës që stërvitem. Kam rikuperuar nga lodhja e Wimbledon dhe jam gati”, tha Nadal, që ka qenë një javë me pushime në Ibiza dhe të hënën ka nisur nga stërvitja në Monako, në mjediset e Akademisë së tij.