“Nau.ch”: Euro 2020, Challandes dhe Kosova mund të ëndërrojnë!

Nations League 14 Shtator 2018 09:20

Gazeta zvicerane “Nau.ch”, ka bërë një artikull për trajnerin e Kosovës se si mund t’i dërgojë “Dardanët” në Euro 2020 falë Ligës së Kombeve.

Falë Ligës së Kombeve, Kampionati Europian 2020 është gjithashtu një objektiv realist për vendet më të vogla. Njëri prej tyre është edhe Kosova me trajnerin, Bernard Challandes, shkruan “Nau.ch”, transmeton Insporti.

Që nga marsi, trajneri zviceran Bernard Challandes (67-vjeçar) ka marrë drejtimin e Kosovës, i cili më parë ka punuar te Basel FC Zchuri, Thun, YB etj.

Euro 2020?

Me Challandesin gjërat po shkojnë mirë për Kosovën: katër nga pesë ndeshje janë fituar, kurse dy në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit 0-0 dhe kundër Ishujve Faroe 2-0. Dardanët janë të pamposhtur dhe ndër të tjera, mundën edhe Shqipërinë në miqësore. Kosova kryeson grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Ky format i ri ua mundëson ekipeve të vogla kualifikimin në Evropianin 2020. Pas daljes si e para në Grup, lideri luan me liderët e grupeve tjera të Ligës ku gjenden ata, si ndeshje gjysmëfinale dhe finale dhe më pas prenë biletën për Euro 2020.

Superliga e Zvicrës gjithashtu ka ndikim në skuadrën e Kosovës. Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli që janë të pazëvendësueshëm, më pas Jetmir Krasniqi (Lugano), Arbenit Xhemajli (Xamax) dhe Idriz Voca (Luzern), disa titullar te klubet zvicerane. Një tjetër lojtarë që mund të shkojë të luajë për Kosovën nga Superliga e Zvicrës, është Mirlind Kryeziu. Ai ende nuk ka vendosur dhe vazhdon të luajë për ekipin kombëtar U-21 të Zvicrës. /Insporti.com/