NBA Playoffs – ku dallohen burrat nga djemtë I

Basketboll 13 Prill 2018 16:47

Egin Hoxha

 

Secili ekip i ligës NBA në sezonin e rregullt zhvillon 82 ndeshje, sikur kjo të mos mjaftonte, pas sezonit të rregullt maratonik fillon plejofi. Pjesa shtesë e sezonit zakonisht shërben për të treguar tri gjëra, dallimi ne ekipeve ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, madhështinë e lojtarëve që mbërrijnë në plejof sepse më nuk ka hapësirë për gabime dhe lojtarët më të mirë duhet të jenë edhe në formën më të mirë të sezonit dhe kur një ekip shpallet kampion pas më shumë se 100 ndeshjeve basketboll, në më pak se nëntë muaj, ajo nuk ndodhë rastësisht – ekipi që fiton është më i miri, më i qëndrueshmi dhe më i forti.

Në këtë shkrim do të merrem me parashikimin e dueleve të plejofit në Konferecnën Lindore.

Raptors vs Wizards –Torontos Raptors sivjet janë ekip me fat. Fillimisht patën fat që Cleveland dhe Boston patën një mori problemesh dhe kjo u mundësoi të përfundojnë të parët në Lindje dhe kanë fat që Wizards janë në një hallakamë të madhe të brendshme. Të dyja ekipet hynë me përbërjet më të mira dhe pa lëndime ose dënime. Toronto 4 vitet e fundit gjithmonë e humbur ndeshjen edhe parë dhe nga shumë kush cilësohen si ekip qe ka suksese vetëm gjatë sezonit të rregullt. Sivjet e ka mundësinë e mirë ta dëshmojë të kundërtën. Ekipi qe akterët kryesorë i ka që shumë vite bashkë, me bankë të rezervistëve shumë të përmirësuar në krahasim me sezonet e kaluara, me kandidat për lojtarin e 6-të më të mirë (Fred Van Vleet) i ka të gjitha mundësitë që sivjet të arrijë maksimumin e kësaj gjenerate që përbën skeletin e rosterit (Lowry, Derozan, Ibaka, Valanciunas).

Washingtoni ka probleme të shuma të brendshme të bëra publike dhe të mbajtura larg mediave.  Përderisa John Wall ishte jashtë formacionit e patën një sukses befasues (Beal kishte deklaruar që kur Wall është jashtë “ka bukë për të gjithë”) por në fund te sezonit edhe para rikthimit të Wallit prapë iu kthyen basketbollit vetjak, e sidomos në mbrojtje. Wizards kanë humbur 14 prej 21 ndeshjeve të fundit.

Pres që Toronto të kalojë 4-1 sepse është rundi i parë dhe dyshoj që mund të dështojë Toronto kaq herët.

 

Celtics vs Bucks – Sezon i tmerrshëm për Celtics në aspektin e lëndimit të lojtarëve. Hayward u “humb” në ndeshjen e parë të sezonit pas atij lëndimi te tmerrshëm. Kyrie Irving, i cili ka histori te problemit me gjurin e majtë, përfundimisht do ti mungojë ekipit deri në fillim te sezonit të ardhshëm (ka pësuar infeksion në gju pas largimit te disa bulonave, që ndërkohë i shkaktonin tërë kohën inflamacione, e ata bulona ia kanë mbajtur gjurin e ndërhyrjes fillestare kirurgjike). Ndërkohë edhe lojtari ndoshta i 3-të për nga rëndësia Marcus Smart, me siguri nuk do të luajë deri në rundin e dytë (ndërhyrje kirurgjike në gishtin e madh të dorës së djathtë) nëse mbërrin Bostoni ta kalojë rundin e parë. Edhe “zbulimi” i këtij sezoni Daniel Theis, i cili u bë pjesë shumë e rëndësishme e rotacionit është jashtë deri në fillim të sezonit tjetër. Gjithsej 216 ndeshje me mungesa të lojtarëve të Bostonit si pasojë e lëndimeve dhe ata prapë disi janë në vendin e dytë në lindje. Aryseja: Brad Stevens. Mjafton me kaq!

Me një superstar si Giannis Antekounmpo, Milwauke por me probleme të komponimit në fushë, shkak kryesor i për të cilat ka qenë puna e dobët e Jason Kiddit si trajner në këto vitet e fundit.

Pasuesi i tij Joe Prunty (ish assistant i Greg Popovichit) jo për mungese të dijes por për mungesë kohe (pasi Kidd u shkarkua kah fundi i sezonit) dhe mungesë autoriteti, ka pak gjasa që të shkëlqejë pikërisht në plejof. Problemet me trajnerë janë shumicën e rasteve pasoje e menaxhmentit të dobët që shihet me ekipe si puna e Milëaukeet (s’mungon deshira, por dija). Përgjithësisht është një ekip më shumë talent, por me shumë pak “kimi” ekipore në defanzivë dhe jo kushedi se çfarë loje ekipore në sulm.

Bostoni fiton 4-2, për shkak të trajnerit Brad Stevens – edhe kësaj radhe!

 

Sixers vs Heat – befasi e këndshme është Philly sivjet. Më në fund “Procesi” i Sam Hinkie ka filluar të shkëlqejë. Embiid është ndoshta lojtari i gjatë më i talentuar në ligë, e Ben Simmons qysh në vitin e pare të tij (edhe pse 1 vjet ka pasur kohë të adaptohet në aspektet tjera të jetës në NBA, meqë lëndimi e ka mbajtur jashtë fushës) ka dhënë shkëndija të LeBronit ose Magic Johnsonit. Me shutera të që dijnë punën e tyre (Covington, Belinelli, Saric, Anderson) edhe me lojtarë qe s’pritojnë të bëjnë “punën e fëlliqtë” (Ilyasova, Johnson, McConell), trajneri Brett Brown (edhe ky ish asistent i Popit në San Antonio) dhe 76ers e përmbyllën sezonin e rregullt si ekipi me formën më të mirë në ligë (16 fitore rresht). Shtoja kësaj edhe faktin qe Fultz, (piku i parë në draft sivjet) pas një historie me lëndime shume “interesante” më në fund është i shëndetshëm dhe i gatshëm, Philly është që i duhet kushtuar rëndësi. Embiid është në dyshim për përbërje për ndeshjen e parë edhe varet më pas nga trajneri sa do ta përdorin gjatë ndeshjeve të rundit të parë, gjegjësisht sa kanë nevojë për të.

Miami ndërkaq, që kur LeBron James iku nga ekipi, dhe një farë mënyre e la Eris Spoelstran më “duar të lira” të udhëheq si trajner, ai e tregoi veten dëshmoi pse e ka pasur gjithmonë besimin e të madhit Pat Riley. I konsideruar tani me si njeri prej trajnerëve më të mirë në ligë, që 2 vite radhë Miami ka tejkaluar pritshmëritë goxha shumë. Ekip qe luan fortë, që në diten e vet mundet të matet me të gjitha ekipet më të mira në botë. Pa ndonjë superstar (Dragic është lojtari më i mirë) dhe me shumë specialistë, ose lojtarë një dimensionalë, është ekipi i 6-të në Lindje me 44 fitore. Po flasim për një ekip që pa marrë parasysh mungesën e talentit në krahasim me ekipet tjera ne plejof, të gjitha ekipet tjera tentojnë ta shmangin.

Sixers 4-1 ose 4-2. Philly fiton por ndeshjet do të jenë të forta dhe të vështira për të dyja ekipet.

 Cavs vs Pacers – Sezon fantastik i LeBronit sivjet por jo edhe e Clevelandit. Probleme te shumë të mëdha në mbrojtje gjatë tërë sezonit, që nga pak filluan të rregullohen pasi e larguan Isaiah Thomas (me siguri lojtari më i dobët në mbrojtje në NBA), dhe  Dwyane Wade (i cili më nuk vrapon si dikur), dhe u freskuan me ca emra të rinj. Edhe pse ekziston bindja se LeBroni është arsyeja e vetme e suksesit të ekipit, Clevelandi ka bilanc 6-7 kundër ekipeve me që kanë mbi 50% fitore në ndeshjet ku nuk luan Kevin Love. Kjo e dëshmon rëndësinë e madhe që Love e ka për ekipin. Fjala është për një ekip me trajner jokompetent, që trajner dhe GM joformalisht e ka vetë LeBronin, por ekip ndaj të cilit asnjëherë s’mundesh të vesh bast kundër përderisa LeBron James është në fushë.

Indiana është surpriza e këndshme. Tepër e kritikuar që doli shumë humbëse në këmbimin e lojtarëve me OKC ku e dërgoi Paul Georgen e mori vetëm Oladipon (atehere i konsideruar si nënshkrim i tmerrshëm meqë kishte kontratë katër vjeçare të vlefshme 84 milionë dollarë) dhe Sabonis (një lojtar nga i cili nuk pritej shumë, sepse cilësohej “soft” nga shumica e NBA analisteve) pasi mendohej se mund te merrte oferta shume me te mira për lojtar te kalibrit të George, doli fituese në këtë trade, duke marrë parasysh që ka qenë e mbështetur për muri meqë George ishte ai që kishte kërkuar të dilte nga ekipi. Që të dy të ardhurit, edhe Oladipo edhe Sabonis janë kandidatë për MIP (lojtarin që ka përparuar më së shumti), e mos të harrojmë që Oladipo sivjet ishte edhe All Star, e tani është ndër 30 lojtarët më të mirë në ligë. Sidoqoftë ekipi i ri që është 2-3 vjet larg nga të qenit konkurrent serioz për gjëra të mëdha në NBA

Cavaliers 4-1. Le Broni ne playoff është edhe më i mirë se në sezon të rregullt. Nuk i ka luajtur rastësisht shtatë finale rresht.