NBA publikon 5-shën e sezonit

Basketboll 24 Maj 2018 21:11

Liga më fortë e basketbollit në botë, NBA, ka publikuar 5-shën e parë apo siç quhet “All-NBA First Team” për sezonin 2017/2018. Këtë listë për herë të 12-të në karrierë dhe rekord në NBA, në 15 sezone të tij e ka arritur LeBron James. Ndërkaq, kanditati kryesor për MVP të NBA, James Harden po ashtu paraqitet në 5-shën e parë, ndërsa vendet tjera e zënë, Damian Lillard, Kevin Durant dhe Anthony Davis.

2017/2018 5-shja e parë e NBA:

Anthony Davis, i New Orleans Pelicans (28.1 pikë për ndeshje, 11.1 kërcime, 2.57 bllokada duke gjuajtur 53.4 përqind nga loja): Davis ka udhëhequr me përqindjen e bllokadave këtë sezon në NBA, është renditur i dyti më më së shumti pikë të shënuara për ndeshje dhe ka përfunduar i 5-ti me përqindjen e kërcimeve për ndeshje. Ai është finalist për të fituar çmimin lojtari më i mirë defansiv, ky lojtar është bërë i pari që nga koha e David Robinson, që ka shënuar më shumë se 2000 pikë, 800 kërcime, 150 bllokada dhe 100 topa të vjedhur.

Kevin Durant, Golden State Warriors (26.4 pikë, 6.8 kërcime, 5.4 asistime dhe 1.75 bllokada për ndeshje): është 4 herë kampion si koshashënuesi më i mirë në NBA që këtë herë është pozicionuar i 6-ti. Ai këtë sezon ka krijuar mesataren më të madhe në karrierë me bllokada duke u radhitur i 5-ti.

James Harden, Houston Rockets (30.4 pikë, 8.8 asisitime, 5.4 kërcime dhe 1.75 topa të vjedhur për ndeshje: Harden është lojtari i vetëm pas Michael Jordan që ka shënuar të paktën 30 pikë, 8 asistime, 5 kërcinme dhe 1.70 topa të vjedhur për ndeshje.
Ai këtë sezon është bërë i pari që shënon “triple-double” me 60 pikë dhe gjithashtu duke shënuar 4 herë me më shumë se 50 pikë në ndeshje.

LeBron James, Cleveland Cavaliers (27.5 pikë, 9.1 kërcime, 8.6 asisitime, duke gjuajtur 54.2 përqind për ndeshje): Për herë të parë që i luan 82 ndeshje, James është i dyti me më së shumti “triple-doubles” në këtë sezon, ai poashtu ka mesataren më të mirë në karrierë për asistime. Ky është sezoni i 14 me radhë që LeBron James ka shënur më shumë se 25 pikë për ndeshje.

Damian Lillard, Portland Trail Blazers (26.9 pikë, 6.6 asistime, 4.5 kërcime dhe 91.6 përqind nga gjuajtja e lirë për ndeshje): Ai është i katërti këtë sezon me më së shumti pikë të shënuara për ndeshje, përqindja më e lartë që nga sezoni 1991-1992 kur Clyde Drexler e arriti këtë sukses me ekipin e Blazers. Lillard ka mesataren e tretë më të lartë në NBA dhe ka shënuar 227 treshe këtë sezon.

Në 5-shën e dytë më të mirë këtë sezon janë paraqitur: Russel ëestbrook, LaMarcus Aldridge, DeMard DeRozan, Joel Embid dhe Giannis Antetokounmpo. /Insporti.com