Në Mitrovicë, terreni sportiv shndërrohet në diskotekë

Basketboll 28 Maj 2018 17:51

Terreni sportiv Fatime Xhaka, i njohur me emrin e dikurshëm Partizani në Mitrovicë, për vite e dekada me radhë ka qenë vendi ku janë kalitur basketbollistët dhe hendbollistët e këtij qyteti.

Në periudha të ndryshme sportistët që kanë nisur të ushtrojnë në këtë kompleks kanë dominuar në Kosovë dhe kanë garuar me sukses edhe në Jugosllavi, por edhe në gara ndërkombëtare.

Sidoqoftë, viteve të fundit, si shumë çka në Kosovë edhe ky kompleks është degraduar për shkak të mirëmbajtjes jo adekuate, kurse Komuna, në vend të renovimit, ka vendosur që terrenin sportiv ta shndërrojë në diskotekë.

Në materialin e përgatitur nga kolegët e Klan Kosovës shpalosen planet e Komunës dhe investitorëve që ky vend të shndërrohet në diskotekë dhe nga pamjet shihet se punimet veçse kanë filluar.