Në ndeshjen e fundit me fanellën e Atleticos, Torres fitoi trofeun e parë me klubin

Futboll 16 Maj 2018 23:09

Fernando Torres ka fituar trofeun e tij të parë me Atleticon, pas triumfit të ekipit madrilen në Europa League.

Atletico ka fituar Ligën e Evropës për sezonin 2017/18, pasi në finalen e Lyonit mposhti me rezultat të thellë 3-0 Marseillen.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Torres me ekipin madrilen, i cili në verë do të largohet nga klubi.

Torres, që në total ka luajtur për 11 sezone me Atleticon gjatë dy periudhave të ndryshme (2001-2007 dhe 2014-2018), e fitoi trofeun e parë me klubin e fëmijërisë në ndeshjen lamtumirëse.

Në finalen me Marseillen, Torres u fut në lojë në minutën e 90, duke u zëvendësuar Antoine Griezmann. /Insporti.com